Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit i kanë vrarë 20 ushtarë


Pamje nga qyteti Alepo pas sulmeve ajrore
Pamje nga qyteti Alepo pas sulmeve ajrore
Aktivistët sirianë thonë se kryengritësit e kanë aktivizuar shpërthimin një tunel përplot me eksploziv në qytetin verior Alepo, duke vrarë së paku 20 ushtarë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër tha se sulmi afër tregut Zahravi në Alepo ka ndodhur dje.

Pas ekspolomimit kanë shpërthyer luftimet, nga të cilat është vrarë një kryengritës.

Fronit Islamik, që është aleanca më e gjërë kryengritëse në Siri, pretendon se e ka kryer këtë sulm.

Ky front e ka publikuar një video në Twitter që tregon eksplodim masiv dhe tym të dendur.

Gjatë javëve të fundit, Fronti Islamik i ka përdorë tunelet për të vendosur materje eksploduese nën pozicionet ushtarake në Alepo dhe provincën fqinje, Idlib.
XS
SM
MD
LG