Ndërlidhjet

SHBA: U lirua ushtari amerikan që mbahej nga talibanët


Ushtari amerikan Bowe Bergdahl që mbahej nga talibanët në Afhganistan
Ushtari amerikan Bowe Bergdahl që mbahej nga talibanët në Afhganistan
Presidenti Barack Obama ka shpallur se i vetmi ushtar amerikan, që mbahej i burgosur në Afganistan, Bowe Bergdahl, është liruar si pjesë e një shkëmbimi me talibanët.

Raportet e sotme thonë se ai është nën kujdesin amerikan. Ai i është nënshtruar kontrollit mjekësor në Afganistan.

Zyrtarët kanë thënë se lirimi i ushtarit ishte pjesë e negociatave ku përfshihej lirimi i pesë të burgosurve talibanë afganë nga burgu amerikan në Guantanamo Bay në Kubë.

Negociatat në mes Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve, që kanë çuar në lirimin e ushtarit Bergdahl, ishin ndërmjetësuar nga qeveria e Katarit.

Ushtari 28 vjeçar, Bowe Bergdahl, është mbajtur nga talibanët prej 30 qershorit të vitit 2009.

Zyrtarët thanë se ai është në gjendje të mirë dhe mund të ecë.
XS
SM
MD
LG