Ndërlidhjet

Turqi: Policia ka hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve


Masa të shtuara policore në Sheshin Taksim në Stamboll
Masa të shtuara policore në Sheshin Taksim në Stamboll
Policia në kryeqytetin Ankara dhe në Stamboll, në Turqi, ka përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve, që e shënonin njëvjetorin e fillimit të demonstratave më të mëdha antiqeveri për shumë dekada.

Mbrëmë kah Sheshi Taksim në Stamboll kanë marshuar disa qindra njerëz, përkundër vërejtjeve nga autoritetet dhe vendosjes së mijëra policëve shtesë.

Demonstruesit në këtë shesh kërkuan dorëheqjen e qeverisë.

Policia përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e masës.

Mbrëmë, poashtu, policia ka përdorë gaz lotsjellës dhe topa uji për ta ndërprerë një demonstratë në Ankara.

Protestat kundër planeve për rizhvillim të parkut Gezi në Sheshin Taksim, vitin e kaluar, u shndërruan në demonstrata masive dhe u bë goditje vdekjeprurëse policore.
XS
SM
MD
LG