Ndërlidhjet

Daçiq: Qeveria ende nuk është deklaruar për zgjedhjet e Kosovës


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Serbia ende nuk është deklaruar lidhur me atë se a do t’i ftoj serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, më 8 qershor, tha ministri i jashtëm, Ivica Daçiq, dhe ka shtuar se duhet të krijohen kushte të nevojshme për dalje.

“Qeveria ende nuk është deklaruar për këtë çështje”, tha Daçiq sot në Beogad para gazetarëve, dhe shtoi se “kemi theksuar se konsiderojmë se duhet të krijohen kushte të nevojshme për daljen e serbëve të Kosovës në zgjedhje”.

Mëtutje, ai ka theksuar se Serbia “nuk është e kënaqur me atë që Prishtina e keqpërdorë dykuptimësinë e disa marrëveshjeve për të cilat bisedohet në Bruksel”.

Megjithatë Daçiq konsideron se do të ishte mirë që serbët të jenë më mirë të përfaqësuar në jetën politike të Kosovës.
XS
SM
MD
LG