Ndërlidhjet

Rusi: Kërkesë në OKB për ndalje të dhunës në Ukrainë


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se Rusia do ta paraqes një propozim-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën kërkohet ndalja e menjëhershme e dhunës në Ukrainë.

Lavrov tha se rezoluta, e cila do të dorëzohet sot, kërkon krijimin e një korridori të ndihmave në pjesën lindore të Ukrainës dhe fillimin e dialogut për armëpushim.

Zyrtari i lartë rus, mëtutje, tha se shtetet perëndimore e kishin siguruar Moskën se situata në Ukrainë do të përmirësohej pas zgjedhjeve presidenciale të 25 majit, në të cilat fitoi Petro Poroshenko.

Por, sipas Lavrovit, në vend të përmirësimit, “çdo gjë po ndodhë në drejtim të kundërt”.
XS
SM
MD
LG