Ndërlidhjet

Vrasjet për nder janë “haram”


Bashkëshorti i Farzana Parvin, tregon fotografinë e saj
Bashkëshorti i Farzana Parvin, tregon fotografinë e saj
Klerikët islamik në qytetin lindor pakistanez të Lahores kanë njoftuar se vrasjet që bëhen për ruajtje nderi janë “haram” (mëkat), dhe janë të ndaluara nga Islami.

Deklarata është bërë disa ditë pasi një grua u vra me goditje me gurë nga të afërmit e saj pasi u martua pa lejën e tyre.

Rreth 30 klerikë nga Këshilli i Unitetit sunit në lahore kanë njoftuar për trajtimin e vrasjeve për nder si mëkat më 1 qershor.

Një nga këta klerikë, Muftiu Muhammad Karim Khan, i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 2 qershor se Islami e ndalon çfarëdo vrasje pa proces gjyqësor dhe se ligji i sheriatit lejon të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat që të martohen me personin që ata duan.

"Sheriati është i qartë për këto gjëra. Para së gjithash, nuk lejon asnjëherë vrasjen e askujt përpos kur kjo bëhet përmes gjyqit, pra përmes një procesi ligjor. Së dyti, Fazan, është marrtuar me një burrë sipas dëshirës së saj. Islami lejon të dy gjinitë, meshkujt dhe femrat që të martohen me atë që kanë dëshirë”, thotë kleriku Khan.

25 vjeçarja, Farzana Parvin, është vrarë më 26 maj në afërsi të gjykatës së Lahores nga anëtarët e familjes së saj, duke përfshirë babain dhe vëllezërit.

Së paku pesë persona janë arrestuar apo paraburgosur në lidhje me vrasjen e saj, duke përfshirë babain, xhaxhain dhe dy kusherinj të saj.

Sipas Komisionit të pavarur për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit, 869 femra janë kanë vdekur si pasojë e “vrasjeve për nder” gjatë vitit 2013.

"Arsyeja prapa këtyre incidenteve është mungesa e njohurisë. Ka raste kur njerëzit e përdorin Islamin si pretekst për të kënaqur ndjenjen e tyre për nder. Apo nganjëherë njerëzit i arsyetojnë veprimet e tyre, që janë kundër sheriatit, si nder. Prindërit nuk kanë të drejtë të vrasin fëmijet e tyre dhe është e drejta themelore e çdo myslimani që të martohet me gruan apo burrin që e zgjedhin vet”, thotë në fund kleriku Khan.
XS
SM
MD
LG