Ndërlidhjet

Betohet qeveria e re palestineze


Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas (Arkiv)
Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas (Arkiv)
Presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abas, e ka aprovuar qeverinë e re të unitetit pas një marrëveshje pajtimi me lëvizjen islamike Hamas që udhëheqë me Rripin e Gazës.

Lëvizja ka për qëllim që t’i jap fund ndarjes shtatë vjeçare në mes të Hamasit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestines që dominohet nga partia sekulariste, Fatah.

Ministrat në kabinetin e ri janë betuar gjatë ceremonisë që u zhvillua më 2 qershor në Ramallah, në territorin e kontrolluar nga Izraeli të Bregut Perëndimor.

Tre ministrave nga Gaza iu është ndaluar hyrja në këtë zonë nga Izraeli.

Hamasi konsiderohet organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian për shkak se refuzon ta njoh shtetin hebre.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka thënë se qeveria e re do të shërbejë si front për Hamasin dhe do ta “forcojë terrorizmin”.

Hamasi e ka marrë kontrollin mbi Gazan prej forcave të Fatahut gjatë luftimeve që u zhvilluan në vitin 2007.
XS
SM
MD
LG