Ndërlidhjet

Obama nis turneun në Evropë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka lënë Uashingtonin për një udhëtim katërditor në Poloni, Belgjikë dhe Francë.

Turneu i Obamës vjen në kohën e luftimeve të vazhdueshme midis forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Në Varshavë, Obama do të takojë edhe presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në Belgjikë, ai do të bisedojë me liderët e G7-ës, grupit të vendeve të industrializuara.

Grupi do të diskutojë mënyrat për të zvogëluar varësinë e Evropës nga gazi rus.

Në Francë, Obama do të qëndrojë për 70-vjetorin e Ditës D, e cila shënon fillimin e çlirimit të Evropës nga pushtimi nazist.
XS
SM
MD
LG