Ndërlidhjet

Aksident në Nepal, 18 të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
Së paku 18 njerëz besohet se kanë vdekur kur një autobus që transportonte pelegrinë hindu ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një lumë, në perëndim të Nepalit.

Së paku 17 persona të tjerë raportohen të plagosur.

Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth 400 kilometra në lindje të kryeqytetit Katmandu.

Shumica e të vdekurve besohet të jenë shtetas indianë.

Shkaku i saktë i aksidentit nuk dihet ende.
XS
SM
MD
LG