Ndërlidhjet

Gjilan: 6 muaj burg për keqpërdorim gjatë zgjedhjeve


Ilustrim
Ilustrim
Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 6 muajsh burgim për të akuzuarin A. Bajrami.

“Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Hasan Sadiku, e ka shpallur fajtor të akuzuarin A. Bajrami për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve, nga neni 214 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Sipas të njëjtit, “i akuzuari, me datë 01.12.2013, rreth orës 13.00, në Shkollën Fillore “Hysen Tërpeza”, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, gjatë procesit zgjedhor - balotazhit për kryetar të Komunës së Vitisë, ka qenë i caktuar si komisionar zgjedhor dhe ai ka keqpërdorur pozitën, detyrën dhe autoritetin si zyrtar gjatë zgjedhjeve”.
XS
SM
MD
LG