Ndërlidhjet

Obama arrin në Poloni


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Poloni.

Kjo është ndalesa e tij e parë në turneun katërditor në Evropë, që përfshin edhe Belgjikën e Francën.

Në Varshavë, Obama do të bisedojë me presidentin polak, Bronislaw Komorkowkski dhe kryeministrin Donald Tusk.

Obama po ashtu do të takojë liderë të Evropës Qendrore, të cilët ndodhen në Varshavë për të shënuar 25-vjetorin e zgjedhjeve të para post-komuniste në Poloni, përfshirë edhe presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Në Belgjikë, Obama do të bisedojë me liderët e G7-ës, grupit të vendeve të industrializuara.

Grupi do të diskutojë mënyrat për të zvogëluar varësinë e Evropës nga gazi rus.

Në Francë, ndërkaq, Obama do të qëndrojë për 70-vjetorin e Ditës D, e cila shënon fillimin e çlirimit të Evropës nga pushtimi nazist.
XS
SM
MD
LG