Ndërlidhjet

Obama: Bergdahl s'është takuar me familjen e tij


Presidenti amerikan, Barack Obama, flet gjatë konferencës me gazetarë pas arritjes në Varshavë: 3 qershor 2014
Presidenti amerikan, Barack Obama, flet gjatë konferencës me gazetarë pas arritjes në Varshavë: 3 qershor 2014
Gjatë vizitës në Poloni, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka njoftuar se ushtari i liruar së fundi nga talibanët, Bowe Bergdahl, nuk është takuar ende me familjen e tij.

Ai ende po merret në pyetje rreth mënyrës së si ishte kapur nga talibanët.

Obama e ka mbrojtur mënyrën e lirimit të Bergdahlit i cili është këmbyer me pesë talibanë të burgosur në Guantanamo duke thënë se ai beson që SHBA-të do të jenë në pozitë t’iu shkojnë nga pas pjesëtarëve të sapo liruar të talibanëve nëse ata paraqesin rrezik për sigurinë amerikane.
XS
SM
MD
LG