Ndërlidhjet

Financial Times: Një ditë, dy revolucione dhe fate të paqarta


Flamuri i Polonisë
Flamuri i Polonisë
Dita 4 qershor e vitit 1989 ka sjellë zhvillime thellësisht kundërshtuese në Poloni dhe Kinë, shkruan në fillim të artikullit e përditshmja londineze, Financial Times, dhe shpjegon se kjo ditë, para 25 vjetësh, e ka ndryshuar kursin botëror.

Këtë ditë në Poloni ishin mbajtur zgjedhjet gjysmë të lira, që e filluan përfundimin e komunizmit në gjithë bllokun sovjetik, ndërsa në Sheshin Tiananmen, në Pekin, u lansua një masakër në gjithë trajektorinë e Kinës.

Konsekuencat po ndjehen ende, prej Ukrainës e deri Detin Jugor Kinez, shkruan autori Timothy Garton Ash në Financial Times.

Autori e përkujton kthimin e tij në zyrën e gazetës në Varshavë, pasditen e 4 qershorit të vitit 1989, duke thënë se nuk do ta harroj kurrë këtë ditë me kolegët e gëzuar polakë, ndërsa në ekranin e televizionit shiheshin pamjet e paqarta të trupave të protestuesve kinezë, që barteshin në lesa të improvizuara në rrugët e Pekinit.

Nga kjo ditë, fantazmat e Tiananmenit e ndjekin Evropën Lindore. “Mbajeni mend Tiananmenin”, pëshpëritnin njerëzit nga pjesa lindore e Berlinit e deri në Sofje.

“Nëse ne shkojmë shumë larg, kjo mund të ndodhë këtu”, thuhej. Në këtë kuptim, tragjedia e Kinës, ishte diçka e mirë për Evropën, shkruan Financial Times, dhe vazhdon se shembulli negativ i Tiananmenit u ndihmoi evropianëve ta mbajnë rrugën e jodhunës, negociatave dhe kompromisit.

Rrjedhimisht, ndikimi ka lëvizur edhe në drejtimin tjetër.. Liderët komunistë të Kinës mësuan nga rënia e komunizmit në Evropë.

Njëri prej tyre në vitin 2004 ka thënë: “ne mund të përfitojmë ndriçim nga mësimi i dhembshëm i humbjes së fuqisë nga partitë komuniste në Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore”.

Kjo do të thoshte se duhet krijuar rritje ekonomike, nuk duhet të humbet kontakti me atë që mendon masa, paraqitje e rotacionit të rregullt në udhëheqjen e lartë, në parti të rekrutohen studentët më të zgjuar, pavarësisht nga prejardhja klasore.

Të dy rrugët kanë prodhuar sukses gjatë një çerekshekulli të kaluar. Kina ka përjetuar rritje shumë të mirë ekonomike dhe shtim të rëndësishëm në liritë individuale. Televizioni shtetëror atje dëshiron të krijoj kontrast me pamje të gjakderdhjes dhe kaosit në Ukrainë. Më pak i transmeton pamjet e Polonisë së lirë, demokratike dhe prosperuese, shkruan Financial Times.

Ajo që ka bërë Polonia më 4 qershor të vitit 1989, ishte diçka impresive origjinale: ishte pioniere e modelit të ri të ndryshimit paqësor të regjimit. Megjithatë, ajo që është arritur prej atëherë, ishte e mrekullueshme, por jo origjinale. Sistemi politik, ekonomik dhe juridik i Polonisë së tashme është një lloj i përzierjes dhe përplasjes së modeleve mirë të provuara të Evropës perëndimore.

4 qershori i vitit 1989 në Kinë ishte thellësisht joorigjinal, shkruan Timothy Garton Ash në Financial Times. Deng Xiaoping vetëm e bëri atë që liderët komunistë e përdorin çdoherë kur ballafaqohen me ngritjen spontane të burrave dhe grave për liri: qëlloj ata.

Por, ajo që Kina ka bërë prej vitit 1989 ishte ekstremisht origjinale, duke kombinuar dinamizmin e ekonomisë së tregut me vazhdimin e sundimit të një partie. Një kapitalizëm Leninist! , vlerëson Financial Times.

Por, besoj se Polonia gjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë demokraci perëndimore liberale evropiane, në të njëjtën anije me Francën dhe Gjermaninë, përkundër përpjekjeve të presidentit rus, Vladimir Putin.

Por, çka do të ndodhë me Kinën? A do të ketë përzierje në udhëtimin e saj pa hartë, “duke e kaluar lumin me prekjen e gurëve”, siç tha Deng Xiaoping. Ose do të ndodhë që kundërthëniet ndërmjet sistemit ekonomik dhe politik dhe rritjet e tensioneve, që e prekin shoqërinë e saj, të çojnë në një krizë tjetër?

Dita e 4 qershorit 1989 në Varshavë këtë javë po festohet me krenari, me shoqëri të presidentit amerikan, Barack Obama.

Në Pekin, çdo gjë për 4 qershorin e vitit 1989, faktet themelore, fotografitë, emrat, bile edhe ritualet përkujtuese të nënave në të zeza, do të jenë të ndaluara, shkruan, pos tjerash, e përditshmja londineze, Financial Times, në një artikull të gjatë.
Përgagtiti: Fatmir Bujupi
XS
SM
MD
LG