Ndërlidhjet

Ukrainë: Monitoruesit e OSBE-së janë shëndoshë e mirë


Lamberto Zannier (Arkiv)
Lamberto Zannier (Arkiv)
Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier, ka thënë se dy ekipe monitoruese të kësaj organizate që janë kidnapuar në lindje të Ukrainës janë “shëndoshë e mirë”.

Zannier iu ka thënë reporterëve se OSBE-ja është duke punuar pandërprerë që të sigurojë lirinë e monitoruesve, por ai nuk pranojë të tregojë ndonjë detaj.

Katër monitorues të OSBE-së janë marr peng në Donetsk më 26 maj, derisa katër të tjerë dhe përkthyesi i tyre ukrainas janë marr peng në rajonin fqinj të Lluhanskit, katër ditë më vonë.

Separatistët në rajonet lindore të Donetskit dhe Lluhanskit e kanë deklaruar pavarësinë prej Ukrainës.

Një ekip tjetër i monitoruesve të OSBE-së janë kidnapuar nga separatistët dhe janë mbajtur për tetë ditë para se të liheshin të lirë më 3 maj.

Zannier ka thënë se për shkaqe sigurie, OSBE-ja përkohësisht do e reduktojë numrin e monitoruesve në lindje të Ukrainës, por nuk ka pranuar të thotë ndonjë shifër.
XS
SM
MD
LG