Ndërlidhjet

Tridhjetenjë trupa nxirren nga varreza në Rashkë


Rashkë
Rashkë
Nga 23 prilli i këtij viti, në varrezën masive në Rashkë të Serbisë janë nxjerrë 31 mbetje mortore të moshave të ndryshme dhe rroba, nga të cilat shihet së bëhet fjalë për civilë, bën të ditur Departamenti i Mjekësisë Ligjore.

Në komunikatën e tij thuhet se ky deparatament, së bashku me ekspertët e EULEX-it, është duke punuar pa ndërprerë dhe se në të njëjtën kohë, në vend-lokacion, është duke u bërë autopsia e trupave të gjetur.

Mostrat e ADN-së njoftohet se së shpejti do të dërgohen në Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur në Bosnjë, ku do të bëhen analizat e identifikimit.
XS
SM
MD
LG