Ndërlidhjet

Rusia e Ukraina, bisedime për gazin


Ilustrim
Ilustrim
Përfaqësuesit e gjigantit rus të gazit, Gazprom, dhe kompanisë ukrainase të gazit, Naftohaz, takohen sërish në Berlin, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjet për çmimin dhe borxhin, që mund ta lënë Ukrainën pa furnizime me gaz.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Yury Prodan, ka thënë se bisedimet do të përfshijnë vetë përfaqësuesit e Naftohazit dhe të Gazpromit.

Bisedimet e mëparshme kanë përfshirë edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.

Prodan ka thënë se negociatat do të zgjasin deri më 9 qershor, kur edhe skadon afati për Ukrainën që të paguajë borxhin për gazin.

Pas ndryshimit të regjimit në Ukrainë, Rusia ka rritur gati edhe një herë më shumë çmimin për Kievin, të cilin ky i fundit refuzon ta paguajë.
XS
SM
MD
LG