Ndërlidhjet

Obama: Poroshenko, zgjedhje e mençur


Varshavë, 4 qershor 2014.
Varshavë, 4 qershor 2014.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka cilësuar presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, si “zgjedhje të mençur” për të udhëhequr Ukrainën, gjatë krizës në lindje.

Duke folur për gazetarët pas takimit me Poroshenkon në Varshavë, Obama ka thënë se ata kanë folur për mënyrat se si Uashingtoni mund të ndihmojnë në trajnimin e ushtrisë së Ukrainës dhe si Ukraina mund ta zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus.

Ai ka thënë se ata kanë folur edhe për një plan për rivendosjen e paqes në Ukrainë dhe për krijimin e rritjes ekonomike.

Poroshenko, nga ana e tij, ka falënderuar zyrtarët e SHBA-së për mbështetje gjatë krizës.

Obama dhe Poroshenko ndodhen në Varshavë me rastin e 25-vjetorit të zgjedhjeve të para demokratike në Poloni.
XS
SM
MD
LG