Ndërlidhjet

Rasmussen: Afganët kundërshtuan ekstremizmin


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale në Afganistan, që janë mbajtur muajin e kaluar, kanë treguar kundërshtimet e qarta të popullit afgan ndaj ekstremizmit.

Rasmussen po ashtu ka thënë se forcat e sigurisë kombëtare janë të afta për të krijuar rendin publik.

"Ky ishte një sukses i madh për autoritetet afgane, një refuzim i qartë i talibanëve dhe një fitore e rëndësishme për popullin afgan", ka deklaruar Rasmussen.

Ai i ka bërë këto komente pak para një takimi të ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe zyrtarëve nga shtetet jo-anëtare që kontribuojnë në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan.

Rasmussen ka thënë se forcat e sigurisë në Afganistan “meritojnë vlerësime të larta për efektivitetin dhe profesionalizmin e tyre”, të treguar gjatë rrethit të parë të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG