Ndërlidhjet

SHBA në mbështetje të protestuesve të Tiananmenit


Sheshi Tiananmen, 4 qershor 1989.
Sheshi Tiananmen, 4 qershor 1989.
Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje autoriteteve kineze që të japin lloari për protestuesit pro-demokratikë, të cilët janë vrarë, burgosur ose zhdukur gjatë dhe pas protestave në Sheshin Tiananmen të Pekinit, 25 vjet më parë.

Qeveria e Kinës nuk ka dhënë kurrë të dhëna për ngjarjet e 3 dhe 4 qershorit, 1989, kur ushtarët, të mbështetur nga tanket, kanë hyrë në qendër të Pekinit, duke vrarë qindra protestues të paarmatosur.

Sekretari amerikan për media, Jay Carney, ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do të flasin gjithmonë në mbështetje të lirive themelore që kanë kërkuar protestuesit në Tiananmen”.

Carney ka lavdëruar Kinën për “përparimin e jashtëzakonshëm social dhe ekonomik” gjatë tri dekadave të kaluara, por i ka bërë thirrje Pekinit që të garantojë “të drejta universale dhe liri themelore” për të gjithë qytetarët.

Autoritetet kanë forcar sigurinë në Pekin në përvjetorin e 25-të të Masakrës së Tiananmenit.
XS
SM
MD
LG