Ndërlidhjet

Hospitalizime masive në Çeçeni


Çeçeni
Çeçeni
Autoritetet në Republikën Çeçene të Rusisë janë duke hetuar një sëmundje që ka përfshirë qarkun lindor Nozhai Yurt.

Autoritetet lokale kanë thënë se 109 banorë të fshatit Ishkohi-Yurt, përfshirë 26 fëmijë, janë shtruar në spital.

Ministri çeçen i Shëndetësisë, Shakhid Akhmadov, ka thënë se është ende herët të përcaktohet se çfarë e ka shkaktuar sëmundjen, ndërsa banorët në kryeqytetin Grozni janë duke u paralajmëruar me autoparlante që të mos pinë ujë nga kroni.

Lideri i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, megjithatë, ka mohuar kategorikisht se furnizimet me ujë janë të kontaminuara.
XS
SM
MD
LG