Ndërlidhjet

SHBA do të bashkëpunojë me al-Sissin


Abdel Fattah al-Sissi - foto arkivi
Abdel Fattah al-Sissi - foto arkivi
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të bashkëpunojnë me presidentin e zgjedhur të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sissi, por po ashtu presin nga ai që të ndërmarrë reforma demokratike.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti Barack Obama do të bisedojë me Sissin në ditët e ardhshme.

Sissi raportohet të ketë fituar 97 për qind të votave, në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Zgjedhjet presidenciale janë zhvilluar një vit pasi Sissi ka udhëhequr grushtshtetin ushtarak kundër presidentit islamik, Muhammad Morsi.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se pret nga Sissi që të qeverisë me përgjegjësi dhe transparencë, si dhe të mbrojë të drejtat universale të popullit egjiptian.
XS
SM
MD
LG