Ndërlidhjet

Hagel: Të rriten buxhetet për mbrojtjen


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se anëtarët e NATO-s duhet të ndalojnë trendet e zvogëlimit të shpenzimeve për mbrojtjen, të cilat kërcënojnë aftësitë afatgjate të NATO-s.

Hagel i ka bërë këto komente në një konferencë për gazetarë në Bruksel, pas takimeve me ministrat e mbrojtjes të NATO-s.

“Gjatë dy ditëve të fundit, të gjithë kemi folur për sfidat që paraqet zvogëlimi i buxheteve për mbrojtjen në Evropë. Sfida që kanë detyruar Shtetet e Bashkuara të bartin pjesë gjithë e më të pabarabarta të barrës. Në afat më të gjatë, trendet aktuale të shpenzimeve kërcënojnë integritetin e NATO-s dhe aftësitë e saj”, ka thënë Hagel.

Thirrja për buxhete më të mëdha të mbrojtjes vjen pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, akt që Hagel e ka cilësuar si sfidën më të drejtpërdrejtë për sigurinë evropiane që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG