Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet në disa rajone – 28 të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në Bagdad të Irakut
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me makinë-bombë në Bagdad të Irakut
Nga sulmet me bomba dhe të shtënat në Irak raportohet se janë vrarë së paku 28 vetë.

AFP ka raportuar se 20 vetë janë vrarë dhe afro 50 të tjerë janë plagosur, nga sulmet e sotme në dhe rreth Bagdadit dhe në provincën Salahedin.

Në një sulm në qendër të qytetit verior Kirkuk, janë vrarë tetë njerëz.

Dje, në provincën perëndimore Anbar, agjencia AP ka raportuar se nga një sulm vetëvrasës me bombë janë vrarë tetë vetë dhe plagosur 4 të tjerë.
XS
SM
MD
LG