Ndërlidhjet

Poroshenko: Propozime për decentralizim dhe amnisti


Petro Poroshenko (majtas) gjatë takimit të sotëm me presidentin amerikan Barack Obama në Varshavë
Petro Poroshenko (majtas) gjatë takimit të sotëm me presidentin amerikan Barack Obama në Varshavë
Presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko, thotë se pas inaugurimit të tij, ai do ta paraqes planin e paqes, për ta përfunduar krizën në pjesën lindore të Ukrainës, ku do të përfshihet decentralizimi i autoritetit, një amnisti e gjërë dhe zgjedhjet për qeveritë lokale.

Poroshenko tha se këto plane i ka diskutuar me liderët e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe vendeve evropiane, gjatë vizitës së sotme në Poloni.

Sipas tij, këto bisedime do të vazhdojnë në Francë, ku pritet që liderët e ndryshëm të marrin pjesë në shënimin e përvjetorit të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë një konference për gazetarët në Varshavë të Polonisë, zoti Poroshenko tha, poashtu, se nuk është planifikuar ndonjë takim i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Francë, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që kjo të ndodhë. Zoti Putin gjithashtu merr pjesë në manifestimet në Francë.

Petro Poroshenko do të inaugurohet më 7 qershor.
XS
SM
MD
LG