Ndërlidhjet

G7 mblidhet në Bruksel pas paralajmërimit për Putinin


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Liderët e shtatë vendeve më të fuqishme ekonomike në botë po mblidhen në Bruksel në ditën e dytë dhe të fundit të samitit që deri më tash është dominuar nga kriza në Ukrainë.

Bisedimet në Bruksel më 5 qershor pritet të fokusohen në ekonominë dhe tregun global, sigurinë e energjisë dhe ndryshimet klimatike.

Në një deklaratë të përbashkët më 4 qershor, liderët e G7-ës e kanë paralajmëruar presidentin rus, Vladimir Putinse ai “duhet të ndalojë” veprimet “destabilizuese” të Rusisë në Ukrainë apo të përballet me sanksione të tjera.

Rusia ishte zgjedhur të organizonte samitin e radhës në resorin e Detit të Zi, në Soçi, mirëpo liderët e shtatë vendeve ekonomikisht më të fuqishme në botë më pas vendosën të mblidhen në Bruksel duke mos e ftuar fare Rusinë si ndëshkim për aneksimin e Krimesë.
XS
SM
MD
LG