Ndërlidhjet

Obama e ka shpallur delegacionin për inaugurimin e Poroshenkos


Joe Biden e kryeson delegacionin amerikan në inaugurimin e Poroshenkos në Kiev
Joe Biden e kryeson delegacionin amerikan në inaugurimin e Poroshenkos në Kiev
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Barack Obama, në inaugurimin e presidentit të zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, e dërgon delegacionin prej tetë anëtarësh.

Inaugurimi i zotit Poroshenko bëhet nesër në kryeqytetin Kiev.

Delegacioni amerikan udhëhiqet nga zëvendëspresidenti, Joe Biden, ndërsa aty gjenden edhe zyrtarja e lartë e Departamentit të shtetit, Victoria Nuland, diplomatët Daniel B. Baer e Geoffrey Pyatt, pastaj anëtarët dhe anëtaret e Dhomës përfaqësuese dhe Senatit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Chris Murphy, John McCain, Ron Johnson, Marcia Kaptur.

Para dy ditësh, në Poloni të Varshavës, presidenti Obama u takua me Poroshenkon, me ç’rast u demonstrua mbështetje për Kievin në periudhën e përleshjeve të armatosura kundër separatistëve prorusë në pjesën lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG