Ndërlidhjet

Kerry, Lavrov: Ukraina – urë ndërmjet Rusisë dhe Evropës


John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov para takimit të tyre në Paris
John Kerry (djathtas) dhe Sergei Lavrov para takimit të tyre në Paris
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, kanë thënë se Ukraina duhet të jetë një shtet paqësor, stabil dhe prosperues, që do të ishte një urë ndërmjet Rusisë dhe Evropës.

Zoti Kerry, mbrëmë në Paris, pak para takimit me zotin Lavrov, tha se populli i Ukrainës duhet të jetë “i aftë për të vepruar si urë ndërmjet lindjes dhe perëndimit”.

Ai ka shfaqur shpresë se Uashingtoni dhe Moska do të “gjejnë mënyrë për të bashkëpunuar se si të ndodhë kjo”.

Ministri Lavror është pajtuar dhe ka shtuar se Moska do të dëshironte që të gjithë ata që jetojnë në Ukrainë “të ndjehen të barabartë, të respektuar dhe të dëgjuar, duke jetuar në paqe, duke qenë urë, e jo pion”.
XS
SM
MD
LG