Ndërlidhjet

KOSID: Të zbardhet e vërteta e tragjedisë në Obiliq


Fotografi pas shpërthimit në Kosova A
Fotografi pas shpërthimit në Kosova A
Konsorciumi Kosovar i Shoqerisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, kërkon që autoritetet e rendit ta zbardhin sa më parë të vërtetën rreth asaj që ndodhi sot në termocentralin Kosova A.

KOSID përmes një komunikate i bën thirrje edhe KEK-ut që të marr masa të menjëhershme për të rritur sigurinë në punë.

Sipas këtij konsorciumi të shoqërisë civile, shpërthimet si sot “duhet evituar pavarësisht kostos”.

KOSID gjithashtu ngushllon familjet e viktimave të kësaj ngarjeje duke thënë se “mendjet tona janë me familjarët e viktimave me të cilët bashkëndjejmë dhembjen”.
XS
SM
MD
LG