Ndërlidhjet

Nadal dhe Gjokoviq, finalistët e "French Open"


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Tenisti më i mirë në botë, Rafael Nadal, dhe serbi Novak Gjokoviq, janë finalistët e turneut “French Open” për këtë vit.

Mbrojtësi i trofeut, Nadal fitoj gjysëmfinalen kundër britanikut, Andy Murrey 3:0 në seta duke e siguruar kështu finalen rekord të dhjetë në Roland Garros.

Nadali, do të përballet me Novak Gjokoviqin në finale i cili siguroj këtë mundësi pasi e mundi Ernest Gulbisin 3:1 me sete.

Për tenistin serb është hera e dytë që shkon në finale e Grand Slamit të Parisit, hera e parë ishte në vitin 2012 kur ai u mund nga Rafa Nadal.

Përballja e së dielës do të jetë takimi i 42-të i dy tensitëve, prej të cilave 22 takime i ka fituar Rafa Nadal.
XS
SM
MD
LG