Ndërlidhjet

Betohet Pororshenko


Petro Poroshenko bëhet presidenti i ri u Ukrainës
Petro Poroshenko bëhet presidenti i ri u Ukrainës
Presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko e ka bërë betimin në një ceremoni që është mbajtur në parlamentin e këtij shteti.

Menjëherë pas betimit, ai i ka tënë audiencës se Ukraina ka nevojë për paqe, siguri dhe unitet.

Ai ka thënë se mundesitë shumë të mëdha që i janë hapur Ukrainës me rënien e tiranisë, rrëzimit nga pushteti të ish presidentit, Viktor Janukoviq, pengohen nga ngjarjet në Donbas.

Ai ka thënë gjithashtu se për unitetin e Ukrainës është luftuar me gjenerata nga patriotët ndërsa i ka bërë thirrje audiencës në inaugurimin e tij që të nderojë atë pjesë të historisë me një minutë heshtje.

Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje kryengritësve që të lën armët ndërsa ka ofruar aministi për ata që nuk kanë gjak në duart e tyre.

Në mesin e pjesëmarrësve në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, presidenti i Bellorusisë, Aleksandr Llukashenka, dhe i dërguari me punë i Rusisë në Kiev.
XS
SM
MD
LG