Ndërlidhjet

Costa: Dua ta fitoj Kupën Botërore me Spanjën


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Sulmuesi spanjoll, Diego Costa, e ka hedhur poshtë pretendimin e trajnerit të Brazilit, Luiz Felipe Scolari se ai e ka kontaktuar atë me kërkesën për të luajtur për Brazilin.

Sulmuesi i linduri në Brazil ka vendosur të luaj për ekipin e kombëtares së Spanjes, ku edhe luan me ekipin e tij futbollistik të Atletice Madridit.

Costa ka debutuar me Spanjen në një ndeshje miqësore kundër Italisë në muajin mars.

Ai është konsideruar si zbulimi më i mirë i La Ligas sezonin e kaluar me 36 gola të shënuar, ndërsa ekipi i tij, Atletico e fitoj kampionatin spanjoll dhe arriti në finalen e “Chapmions League”.

Diego Costa ka thënë se trajneri i Spanjes, Del Bosque e ka bindur atë që të luaj për këtë vend që mbrojtës i kupës botërore, ndërsa Scolari sipas tij asnjëherë nuk e ka kontaktuar atë.

“Unë jam brazilian dhe kjo nuk mund të ndryshojë, por unë dua ta fitojë kupën e botës me Spanjën”, ka thënë Costa.
XS
SM
MD
LG