Ndërlidhjet

Zyrtarë amerikanë dhe iranianë takohen më 9 qershor


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se zyrtarë të lartë të SHBA-ve dhe ata të Iranit do të takohen më 9 dhe 10 qershor në Gjenevë.

Takimi do të jetë në kuadër të raundit të ri të bisedimeve në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore rreth programit bërthamor të Iranit.

Vashingtoni ka njoftuar se delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga zëvendës sekretari amerikan i shtetit, Bill Burns, i cili i kishte kryer negociatat sekrete duke arritur me sukses marrëveshjen e 24 nëntorit në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Delegacioni gjithashtu do të përfshijë edhe negociatoren e lartë amerikane me Iranin, Ëendy Sherman.

Takimi mbahet pas vështirësive që dolën në takimin e fundit të mbajtur në Vjenë, ku të dyja palët e akuzonin njëra tjetren se kanë kërkesa jo realiste.
XS
SM
MD
LG