Ndërlidhjet

Bullgaria pezullon projektin e përkrahur nga Rusia


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kryeministri bullga, Plamen Oresharski, ka njoftuar se Bullgaria e ka pezulluar punën në projektin të tubacionit të gazit të përkrahur nga Rusia “Rrjedha e Jugut”.

Kjo ka ndodhur pas kritikave të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Oresharski, duke folur sot pas një takimi me një senator amerikan ka thënë: “Kam urdhëruar që punimet të ndalojnë. Ne do të vendosim për zhvillimet e mëtutjeshme pas konsultimeve me Brukselin”.

Ministria e Energjisë së Rusisë ka thënë së Moska ende nuk ka marr ndonjë njoftim zyrtar nga Bullgaria rreth këtij pezullimi.

Tubacioni “Rrjedha e Jugut” është dizajnuar që të shpërndaj gazin rus për në BE, duke e anashkaluar Ukrainën.

Gazi është dashur që dërgohet fillimisht në portin e Varnas, qyteti bullgar me dalje në Detin e Zi, para se të kalojë përmes Serbisë, Hungarisë, Slovenisë dhe të arrij të vendet e Evropës Perëndimore përmes Italisë dhe Austrisë.
XS
SM
MD
LG