Ndërlidhjet

Osetia Jugore mban zgjedhje parlamentare


Ilustrim
Ilustrim
Osetia Jugore, rajoni separatist i Gjeorgjisë po mban zgjedhjet parlamentare.

Gjeorgjia që nuk e njeh deklarimin e pavarësisë së këtij rajoni, bërë më 2008, i quan këto zgjedhje jo-legjitime.

Kandidatët e nëntë partive garojnë për pozitën e deputetit në parlamentin me 34 ulëse në qytetin kryesor të këtij rajoni, Tskhinvali.

Një zyrtar zgjedhor i këtij territori, ka thënë se dalja në zgjedhje deri vonë pasdite ka qenë 44 %.

Një nga partitë garuese, Yedinaya Ossetia, ka bërë thirrje për mbajtjen e një referendumi ku do të vendosej nëse duhet t’i bashkohet Rusisë.

Deri më tash, Rusia dhe pak vende të tjera e kanë njohur pavarësinë e Osetisë Jugore.
XS
SM
MD
LG