Ndërlidhjet

Fillon lutja për paqe izraelito palestineze


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Papa Françesku e ka nisur lutjen për paqe në mes të presidentit izraelit, Shimon Perez dhe liderit të palestinezëve, Mahmud Abbas në Vatikan.

Françesku ka ftuar të dy liderët gjatë një udhëtimi që e realizoj në Lindje të Mesme muajin e kaluar, ndërsa ngjarja përfshinë të krishterë, hebrenj dhe myslimanë.

Kjo konsiderohet si përpjekje për të nxitur dialogun.

Gjesti simbolik për të nxitur dialogun bëhet në një kohë tensionesh në mes të të dyja palëve.

Palestinezët së fundi e kanë formuar qeverinë e re të unitetit që përkrahet edhe nga grupi islamist, Hamas.

Izraeli planifikon që të zgjeroj ndërtimet pa leje në tokat e okupuara palestineze duke ndërtuar 3200 objekte banime të reja.
XS
SM
MD
LG