Ndërlidhjet

Lirohet ekipi televiz rus që mbahej në Ukrainë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një ekip televizi rus i “Zvezda TV” është liruar nga paraburgimi në Ukrainë.

Televizioni rus e ka konfirmuar më 9 qershor lirimin e teknikut të zërit, Andrei Sushenkov dhe kameramanit, Anton Malyshev, duke thënë se ata janë dorëzuar te autoritetet ruse në pikën e kalimit kufitar të Nekhoteyevkas, në rajonin rus të Belgorodit.

Ata hynë në Ukrainë nga Rusia më 6 qershor duke thënë se duan të mbulojnë inaugurimin e presidentit të ri ukrainas, Petro Poroshenko.

Kontaktet me ta janë humbur të njejtën ditë pasi ata e kanë telefonuar producentin e tyre në Moskë duke thënë se janë ndaluar në një pikë të kontrollit në Donetsk.

“Zvezda TV” së bashku me Këshillin për të Drejtat e Njeriut të Rusisë, Unionin e Gazetarëve të Rusisë në Moskë dhe Komisionin Evropian i patën kërkuar Poroshenkos që të sigurojë lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG