Ndërlidhjet

Mijëra shtëpi dëmtohen nga vërshimet në Siberi


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Më shumë se 1 mijë banorë vendës janë evakuuar gjatë 24 orëve të fundit në rajonin Altai Krai në Siberinë e Rusisë, e cila është goditur nga vërshime të tmerrshme.

Zyrtarët rajonal kanë thënë se 1400 shtëpi dhe rreth 1900 parcela shtëpiake janë përmbytur në pesë qarqet e këtij rajoni.

Niveli i ujit, megjithatë, raportohet se ka filluar të bie në disa zona.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Emergjencave, Aleksandr Drobyshevsky, ka thënë se vërshimet mbesin rrezik i lartë për kryeqytetin rajonal, Barnaul.

Autoritet rajonale e kanë vlerësuar dëmin e shkaktuar nga vërshimet në 40 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG