Ndërlidhjet

Vdes 111 vjeçari që luftoi bolshevikët


Burri më i vjetër në botë deri dje, Alexander Imich (ARKIV)
Burri më i vjetër në botë deri dje, Alexander Imich (ARKIV)
Një person i lindur në Poloni i cili konsiderohej si burri më i vjetër në botë, ka vdekur sot në New York në moshën 111 vjeçare.

Alexander Imich, i cili është larguar nga Bashkimi Sovjetik, dhe kishte shkuar në SHBA në vitin 1952, ka vdekur paqësisht në një shtëpi të pleqëve më 8 qershor.

I lindur në vitin 1903 në një qytet polak, derisa ky shtet sundohej nga Rusia, ai ishte bashkuar me forcat polake dhe kishte luftuar kundër bolshevikëve në vitin 1918.

Imich dhe bashkëshortja e tij ishin vendosur në një kamp pune gjatë Luftës së Dytë Botërore sepse refuzonte të merrte nënshtetësinë e Bashkimit Sovjetik.

Një kimist i trajnuar, Imich thotë se ka jetuar gjatë pasi bënte sport, nuk kishte fëmijë dhe nuk pinte alkool.

Derisa Imich ishte burri më i vjetër në botë, në botë jetojnë disa gra që janë më të vjetra si p.sh. japonezja, Okaëa që konsiderohet njeriu më i vjetër në botë me 116 vjet.

Një japonez tjetër, Sakari Momoi, 111 vjeçar tani është burri më i vjetër në botë. Ky person është i lindur vetëm një ditë pas Imichit.
XS
SM
MD
LG