Ndërlidhjet

Talibanët e sulmuan aeroportin e Karaçit


Pamje e aeroportit të Karaçit, 9 qershor 2014
Pamje e aeroportit të Karaçit, 9 qershor 2014
Talibanët e Pakistanit e kanë marr përsipër përgjegjësinë për sulmin në aeroportin e Karaçit ku u vranë 28 persona.

Militantët e armatosur me pushkë, granata dhe raketa hedhës e kanë sulmuar terminalin e aeroportit të Karaçit më 8 qershor.

Disa prej sulmuesve kanë pasur të veshur uniformën e forcave të sigurisë.

Ushtria ka thënë se të 10 sulmuesit janë vrarë.

Në mesin e të vdekurve përfshihen edhe tetë roje të sigurisë së aeroportit dhe katër punonjës të agjencisë ajrore të shtetit të Pakistanit.

26 persona të tjerë janë plagosur.

Në një bisedë telefonike me Radion Evropa e Lirë, një përfaqëues i talibanëve ka thënë se sulmi është hakmarrje për vrasjen e liderit të tyre, Hakimullah Masud nga aeroplanet pa ekuipazh, vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG