Ndërlidhjet

LDK: U konfirmuam si partia më e madhe


Ilustrim
Ilustrim
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se e vlerëson procesin e djeshëm zgjedhor për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Me votën e fituar si parti që ka garuar e vetme në zgjedhje, LDK-ja u konfirmua si partia më e madhe në vend”, thuhet në komunikatë.

Kjo parti po ashtu ka thënë se do të respektojë vullnetin e votuesve të saj në të gjitha vendimet që do të marrë.

LDK-ja, thuhet në komunikatë, do të presë certifikimin e rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dalë me një qëndrim përfundimtar rreth ecurisë së procesit.
XS
SM
MD
LG