Ndërlidhjet

Assadi deklaron amnisti për të burgosur


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka deklaruar një amnisti të gjerë për të dënuarit në vend.

Në një dekret të publikuar nga mediat shtetërore, Assad ka ndryshuar disa dënime me vdekje në dënime të përjetshme, ka zvogëluar disa dënime me burg dhe ka anuluar disa të tjera.

Amnistia përfshin edhe disa të dënuar për vepra që lidhen me terrorizmin.

Dekreti po ashtu thotë se të huajt që luftojnë në Siri, kanë një muaj kohë për t’u dorëzuar nëse duan të përfitojnë nga amnistia.

Assadi ka lëshuar disa amnisti prejse kanë nisur protestat kundër sundimit të tij në mars të vitit 2011.
XS
SM
MD
LG