Ndërlidhjet

SHBA e Irani vazhdojnë bisedimet


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe Iranit zhvillojnë sot në Gjenevë ditën e dytë të bisedimeve bërthamore.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, ka thënë se dita e parë ka kaluar në një “atmosferë pozitive dhe konstruktive”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se seanca ka zgjatur më shumë se pesë orë.

Dy palët po bëjnë përpjekje që të tejkalojnë dallimet përpara një rrethi tjetër të bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.

Ato negociata synojnë të arrijnë një marrëveshje të përhershme, e cila do të zëvendësonte atë të nëntorit të kaluar, nën të cilën, Teherani ka frenuar disa aktivitete bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore përballen me afatin e 20 korrikut për arritjen e marrëveshjes finale.
XS
SM
MD
LG