Ndërlidhjet

Kina do ndihmën e OKB-së për ujërat e kontestuar


Ilustrim
Ilustrim
Kina ka kërkuar ndihmën e Kombeve të Bashkuara për mosmarrëveshjen e saj me Vjetnamin.

Dy vendet kanë mospajtime për vendimin e Kinës për të vendosur një platformë shpimi në ujërat e kontestuar, përkatësisht në Detin e Kinës Jugore.

Pekini i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe i ka kërkuar atij që ta shpërndajë atë te 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme.

Kina ka dërguar pajisje në ishujt Paracel, pronësinë e të cilave e pretendon edhe Vjetnami.

Ky veprim ka shkaktuar ankesa nga Hanoi, si dhe protesta në rrugë, të cilat janë shndërruar në trazira të përgjakshme anti-kineze.

Qindra fabrika janë dëmtuar dhe së paku dy punëtorë kinezë janë vrarë.
XS
SM
MD
LG