Ndërlidhjet

Poroshenko urdhëron krijimin e korridoreve humanitare


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka urdhëruar krijimin e korridoreve humanitare për t’iu mundësuar civilëve që të largohen nga pjesët lindore të vendit, ku luftimet me separatistët pro-rusë janë duke vazhduar.

Poroshenko ka thënë se plani ka për qëllim të parandalojë “viktimat e reja në zonën e operacionit antiterrorist”.

Ai ka urdhëruar qeverinë e tij që të sigurojë transport, ushqime dhe furnizime mjekësore për të akomoduar valën e pritur të personave të zhvendosur.
XS
SM
MD
LG