Ndërlidhjet

Zmbrapset sulmi në aeroportin e Karaçit


Karaçi
Karaçi
Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në një objekt për trajnimin e forcave të sigurisë në aerportin e Karaçit, dy ditë pasi militantët talibanë kanë sulmuar të njëjtin.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulmin e sotëm.

Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë në aeroport ka thënë se sulmuesit janë larguar pasi forcat pakistaneze janë kundërpërgjigjur.

Nuk raportohet për viktima, ndonëse raportet e mëhershme kanë folur për pesë të vrarë.

Ndërkaq, në sulmin e dy ditëve më parë ne aerportin e Karaçit janë vrarë së paku 35 njerëz.
XS
SM
MD
LG