Ndërlidhjet

Ekipin e Meksikës e lë autobusi, duhet të marr taksi


Rafael Marquez, (Arkiv)
Rafael Marquez, (Arkiv)
Ekipit kombëtar Meksikan në futboll i është prishur autobusi para hotelit ku po qëndrojnë në Santos të Brazilit, të hënen dhe me këtë lojtarët e këtij shteti janë detyruar të shkojnë në ushtrime me taksi.

“Autobusi jonë është zvogëluar, hahahahaha”, është fjalia e shkurtër që e ka shkruar në profilin e tij në “Twitter”, kapiteni i Meksikës, Rafael Marquez, derisa e ka postuar edhe një fotografi ku shihet ai së bashku me lojtarët, Marco Fabian, Hector Herrera dhe Alfredo Talavera brenda një taksie.
XS
SM
MD
LG