Ndërlidhjet

Diskutimet për gazin rus vazhdojnë sonte


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Komisioni Evropian ka thënë se Rusia dhe Ukraina do të vazhdojnë negociatat sonte vonë në Bruksel me qëllim që të gjejnë zgjidhje për çështjen e gazit rus.

Raundi i fundit i diskutimit të mbajtur sot paradite që përfshinë ministrat e energjive të të dy vendeve dhe që po ndërmjetësohen prej komisionerit evropian për energji ka përfunduar pa marrëveshje.

Të dyja palët ndryshojnë shumë sa i përket çmimit që kompania shtetërore ukrainase duhet t’i paguaj Rusisë dhe për çmimin që duhet t’ia paguaj Rusisë për gazin në të ardhmen.

Sipas Gazpromit rus, Ukraina duhet të paguaj miliarda dollarë, derisa është kërcënuar se do t’i ndërpresë gazin këtij shteti derisa ta paguaj borgjin.

Ukraina ka refuzuar të paguaj faturën e kërkuar si shenj proteste ndaj vendimit të Rusisë që të dyfishojë çmimin e gazit, pasi Viktor Janukoviç u detyrua të largohet nga pushteti, në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG