Ndërlidhjet

Obama ka shprehur frustrim lidhur me kontollin e armëve


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka shprehur frustrim lidhur me dështimin që në Shtetet e Bashkuara të miratohet një legjislacion modest për masat e kontrollit të armëve.

Këto komente të zotit Obama u bënë mbrëmë vonë në Uashington, pas një vargu të të shtënave në shkolla në gjithë Amerikën, kohëve të fundit, e veçanërisht pas rastit të djeshëm në një shkollë të lartë në Oregon, me ç’rast u vranë dy vetë.

Në fillim të vitit 2013, zoti Obama ka bërë përpjekje për ta miratuar një legjislacion, pas të shtënave në Njutaun, në shtetin Konektikat, ku u vranë 20 nxënës.

Prej sulmit në Njutaun, janë shënuar edhe 74 raste të tjera të të shtënave në shkolla dhe kampe universitare, sipas grupit Çdo Qytet për Siguri të Armëve, që angazhohet për masa më të ashpra për mbajtjen e armëve.

Por, përpjekja e zotit Obama për miratimin e këtyre masave pat dështuar, pas presionit nga grupet e lobimit për armë ndaj ligjëvënësve të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG