Ndërlidhjet

Gjysëm milion banorë zhvendosen nga Mosuli


Mosuli, 10 qershor 2014
Mosuli, 10 qershor 2014
Organizata Ndërkombëtare për Migracion(IOM) vlerëson se 500 mijë njerëz janë larguar nga Mosuli pasi ky qytet është marr nën kontroll nga militantët e Al Kaedës.

Kryengritësit, pjesëtarë të “Shtetit Islamik të Irakut” dhe grupit “Levant” e kanë marr nën kontroll qytetin në fjalë dhe shumicën e krahinës veriore të Ninevejut, pas disa ditësh të luftimeve të ashpra.

IOM-i ka njoftuar se dhuna në Mosul “ka rezultar me një numër të madh të viktimave në mesin e civilëve”.

Ndërkohë, Reuters e citon një zyrtar të forcave të sigurisë duke thënë se militantët e organizatës islamike kanë avancuar deri te rafineria e naftës të qytezës së Baiji, derisa i kanë vënë flakën një gjykate dhe një stacioni policor.

Luftetarët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” kanë qenë duke e mbajtur nën kontroll një pjesë të Ramadit, kryeqytetit të krahinës veriore të Anbarit dhe shumicën e qytetit të Falluxhas prej muajit janar.

Kryeministri irakian, Nuri al Maliki, i ka kërkuar parlamentit që ta deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme.
XS
SM
MD
LG