Ndërlidhjet

OSBE autoriteteve taxhike, zhbllokoni ‘YouTube’


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Përfaqësuesja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për liri të mediave iu ka kërkuar autoriteteve të Taxhikistanit që të rikthejnë çasjen në YouTube.

Në deklaratën e saj të 11 qershorit, Dunja Mijatoviq iu ka bërë thirrje autoriteteve në Dushanbe që të lejojnë qytetarët e këtij vendi të kenë çasje pa restriksione në internet dhe i ka kërkuar qeverisë taxhike që zyrtarisht ta sqarojnë bllokimin.

Çasja në rrjetin e popullarizuar social për shpërndarje të videove është bllokuar në Taxhikistan nga 9 qershori.

Shefi i zyrës për media të qeverisë taxhike, Beg Zuhurov, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zyra e tij nuk ka të bëjë fare me situatën.

Arsyeja e bllokimit mbetet e panjohur.

Gjatë viteve të kaluara, autoritetet taxhike kanë bllokuar disa agjenci lajmesh në internet dhe disa media sociale, duke përfshirë edhe YouTube, Facebook dhe shërbimin taxhik të Radios Evropa e Lirë, por më pas i lironin ato.

Në atë kohë, Zuhurov thoshte se bllokimet janë pasojë e “problemev teknike”.
XS
SM
MD
LG